Ballina Artikuj Arsyet pse jeni vazhdimisht të uritur

Arsyet pse jeni vazhdimisht të uritur

Oreksi është një prej gjërave të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm. Mungesa e tij shpeshherë sinjalizon probleme me shëndetin.

Mirëpo edhe oreksi i tepërt në fakt është gjithashtu tregues se diçka nuk po shkon siç duhet në organizmin tonë. Me poshtë renditen disa nga arsyet perse ndjejmë uri edhe kur jemi te ngrënë.

Mungesa e gjumit

Gjumi është një nder rregullatorët kryesor te konsumit te ushqimit pasi lidhet me funksionin e dy hormoneve qe sinjalizojnë urine dhe ngopjen. Pagjumësia mund te shkaktoje ndjesinë e urisë se vazhdueshme dhe çrregullim te konsumit te ushqimit.

Dehidratimi

Sensoret e urisë dhe etjes janë vendosur shume pranë ne hipotalamusin e trurit. Kështu, etja mund te perceptohet si “uri” shume lehte. Beni prove, kur te ndjeni uri te pashpjegueshme, konsumoni ujë ne vend te ushqimit dhe prisni pak minuta. Ka shume gjasa qe uria te zhduket.

Stresi

Kur trupi gjendet nen stres, ai prodhon hormone te lidhura me te, qe janë kortizoni dhe adrenalina. Këto dy hormone nxisin konsumin e energjisë ne mënyrë qe te përballojmë një situate te vështirë, për këtë arsye sinjalizojnë trurin qe te çlirojë hormone qe shkaktojnë uri.

E ngrëna shpejt

Pas konsumit te një vakti, nevojiten rreth 20 minuta qe truri te marre sinjalin e ngopjes. Gjate kësaj kohe, nëse vazhdojmë konsumin e ushqimit, ka shume gjasa qe te jemi duke marre me shume kalori nga sa nevojitemi. Është e nevojshme te hamë ngadalë dhe ti japim kohe sinjaleve te brendshme te na udhëzojnë siç duhet.

Konsumi i ëmbëlsirave

Konsumi i sheqerit te thjeshte, sidomos me stomakun bosh, shkakton rritje te menjëhershme te insulinës e cila e ul sheqerin me shume seç duhet nga qarkullimi.

Kur nivelet e sheqerit bien ne gjak, truri ynë alarmohet dhe menjëherë jep “urdhër” te konsumohet sheqer për te stabilizuar glicemine.

Por ky është një alarm fals, pasi nëse presim disa minuta sheqeri do te stabilizohet vetvetiu me mekanizmat fiziologjik te rregullimit te tij.

Është llogjike te kuptojmë se pas konsumit te një ëmbëlsire apo te një vakti te pasur ne karbohidrate te thjeshte, siç janë makaronat apo orizi, nuk ka nevoje me për sheqer tjetër, për te paktën disa ore!

Mungesa e yndyrave dhe/ose proteinave ne ushqim

Ushqimi i varfër ne yndyra dhe proteina e le organizmin te paplotësuar dhe sensori i urisë rri “i ndezur”.

Marrja e yndyrave esenciale si vaji i ullirit, gjalpi i bagëtive te rritura me gjelbërim, avocado, arrat, bajamet dhe farat e ndryshme ndihmon te ndjehemi me shpejt te ngopur, ndërsa marrja e proteinave ne çdo vakt ndihmon qe ngopja te zgjasë me shume./Mesazhi/

Exit mobile version