Përgjithësisht vihet re një tendencë e grave për të shtuar kilogramë menjëherë pas martesës.
Dhe kështu, si pa gjë, e shihni veten me më shumë kilogramë se dikur, pa kuptuar se si ndodhi e gjitha kjo dhe se si tanimë nuk mundesh dot të veshësh fustanet e preferuara. Arsyet llogariten si këto më poshtë:
- Mënyra e të ngrënit ndryshon
Shumë gra ndjekin dieta drastike për t’u dukur sa më mirë veçanërisht para dasmës. Pasi gjithçka mbaron dhe nis një jete e re përkrah bashkëshortit, gratë bien në një periudhë rehatie ku e lejojnë veten të llastohen me 2 ëmbëlsira më shumë, darkë e vonshme me bashkëshortin, etj.
- S’ka kohë për të mbajtur veten
Përgjithësisht, pasi një grua martohet e gjithë vëmendja e saj përqëndrohet te të gatuarit për bashkëshortin dhe anëtarët e tjerë të familjes (nëse ka). Pra pas martesës prioritetet ndryshojnë, e bashkë me të edhe fokusi që ka ndaj vetes apo dietës së mëparshme.
- Përtacëria të shëndosh
Kjo shihet të ndodhë te gratë e pasura edhe ato të një niveli mesatar. Duke qënë se punësojnë dikë, që merret me kujdesin e shtëpisë, gatimit apo edhe fëmijëve nuk kanë një aktivitet të mjaftueshëm për të djegur kalori.
- Shtatzënia
Siç edhe dihet, kur një grua është shtatzënë vetëtrajtohet dhe trajtohet nga familjarët si një princeshë. Kështu ajo nis dhe ha gjithçka pasi “i bën mirë bebit”. Po kështu me ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes, gruaja nuk mundet dot të gjejë kohën e duhur për t’u marrë me veten. Kështu kilet vazhdojnë të shtohen e të shtohen.
- Drekat/ darkat e shumta me të dashurit e tyre
Veçanërisht kur sapo martohet, çifti ka tendencën të darkojë e drekojë sa më shumë jashtë, ushqim që jo përherë është i shëndetshëm dhe plot me karbohidrate. Pasi janë shtrrar mirë e mirë, ju ndodh të shkojnë në shtëpi e të flenë duke favorizuar dhjamosjen.
- Llastimet që i bën partneri
Gratë përkëdhelen dhe llastohen nga bashkëshorti me lloj lloj ushqimesh që i shtyjnë të shtojnë kile. Dhe që ti sigurisht nuk mund t’u thuash: Jo. /anabelmama/