Ballina Lajmet Kosovë Arsyeja që shtyu babanë ta vrasë foshnjën në Viti

Arsyeja që shtyu babanë ta vrasë foshnjën në Viti

Babai që vrau foshnjën e porsalindur në Viti, të cilën të martën ia la nën përkujdesje e ëma, është identifikuar me emrin Xhezmi Kosumi dhe është nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni.

Xhezmi Kosumi, 32 vjeç, gjatë marrjes në pyetje nga policia nuk ka pranuar që fëmija i porsalindur të jetë i tij.

Burime policore pohojnë se fëmija ishte gjetur i pajetë në një përrua afër shtëpisë së Kosumit, ndërsa ai ka përfituar nga fakti se gruaja nuk ishte në shtëpi, ndërsa kjo e fundit ia kishte lënë atij për t’u kujdesur./Sot News/

Dyshohet se ai e ka mbytur dhe më pas e ka hedhur foshnjën, e cila u gjet e pajetë e mbuluar me një batanije në përrua.

Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani (një djalë të moshës 5-vjeçare dhe një vajzë të moshës 6-vjeçare)./Mesazhi/

 

 

Exit mobile version