Ekzistojnë shumë mënyra që rekrutuesit mund të kontrollojnë vlefshmërinë e informacionit që ju keni përfshirë në CV tuaj dhe gjëja e fundit që ju nuk doni ta dëgjoni nga shefi juaj është se ju nuk e keni fituar punën sepse keni gënjyer.
Fushat e zakonshme të gënjeshtrës në një CV:
• Fillimi dhe fundi i datave
• Titujt e punëve
• Arsimimi
• Aftësitë
• Përgjegjësitë e punës
Pse është e rëndësishme të thuash të vërtetën?
Është e rëndësishme që ju të thoni vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër veç saj në CV tuaj, sepse rekrutuesit janë bërë të ndërgjegjshëm rreth faktit se shumica e kandidatëve fabrikojnë fakte në përpjekje për t’u punësuar me pretekse të rreme.
Kjo do të thotë se rekrutuesit marrin guximin për të kontrolluar nëse informacioni që ju përfshini në CV tuaj përmban fakte të sakta. A doni vërtet të merrni përsipër riskun duke u quajtur gënjeshtar?
Si i kontrollojnë rekrutuesit CV-të për gënjeshtrat?
Ekzistojnë 5 strategji kryesore që rekrutuesit kanë adoptuar për të verifikuar informacionin që ju keni pëfshirë në CV…
1. Kryejnë një kontroll standart të background-it
2. Kontaktojnë referuesit përmes websiteve të kompanive për tu siguruar se referencat janë të vërteta
3. Kontrollojnë për flamuj të kuq, dmth për boshllëqet e punësimit
4. Kërkojnë për kandidatë nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale
5. Testojnë aftësitë e kandidatëve me testet e realizuara në fazën e intervistimit,/Mesazhi/