Skuadra e Leicester Cityt është rikthyer me fitore në Premier Ligë, pasi në xhiron e pestë arriti që me rezultat 3 me 0 ta mposht ekipin e Burnleyt.
Golat për kampionin e sezonit kaluar i shënuan: Slimani (2), dhe një auto gol nga Mee.
Ekipi i Ranierit me këtë fitore grumbullon shtatë pikë në pozitën e nëntë.
Fitore të rëndëshishme këtë xhiro ka arritur edhe Arsenali që mposhti me lehtësi Hull Cityn 4 me 1.
Golat për “Topcinjtë” i shënun: Sanchez (2), Walcott dhe Xhaka, ndërsa golin e vetëm për Hullin e shënoi Snodgrass.
Arsenali me këtë fitore ngjitet në piztën e tretë më 10 pikë, ndërsa Hulli mbetet me koutën e shtatë pikëve.