Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore në derbin londinez ndaj Crystal Palaces me shifrat 1:5.
Qysh në pjesën e parë, “Topçinjtë” treguan se kanë udhëtuar për t’i kapur tri pikët.
Në 45 minutëshin e parë, skuadra mysafire shënoi tri gola me anë të: Gabriel Jesus (2) dhe Kai Havertz.
Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe dy gola tjerë me anë të: Gabriel Martinelli dhe Declan Rice.
Kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Sarr në minutën e 11’të në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e tretë, një më pak se vendi i dytë, Chelsea (34).