Ballina Sport Futboll Arsenali shkatërron Real Madridin në “Emirates”

Arsenali shkatërron Real Madridin në “Emirates”

Ka përfunduar ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Real Madridit.

“Topçinjtë”, kanë arritur të shkatërrojnë Real Madridin në shtëpi me rezultat 3-0, duke pasur një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit.

Golat u shënuan nga Rice, i cili i shënoi të dyja nga gjuajtja e lirë në minutën e 58-të dhe 70-të si dhe Merino në minutën e 75-të.

Ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, në “Santiago Bernabeu”.

Exit mobile version