Ballina Sport Futboll Arsenali nënshtron Sevillën

Arsenali nënshtron Sevillën

Arsenali ka marrë pikët e plota në duelin kundër Sevillas, në takimin e vlefshëm për Grupin B në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” fituan pastër 2:0 kundër Sevillas, në stadiumin “Emirates” në Londër.

Trossard zhbllokoi shifrat në të mirë të Arsenalit, në minutën e 29-të të takimit.

Për golin e dytë dhe të fundit në këtë takim, u përkujdes Saka që dribloi një kundërshtar dhe nuk fali para portës, ndodhi kjo në minutën e 64-të.

Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta janë lider të grupit me nëntë pikë, katër më shumë se PSV e Lens.

Ndërkaq, Sevilla është e fundit me dy pikë.

Exit mobile version