Pas disfatës nga Interi në Ligën e Kampionëve, Arsenali ka shënuar fitore shumë të thellë në Lisbonë kundër Sportingut me rezultatin, 5:1.
Ndeshja Sporting – Arsenal i takoi xhiros së pestë të Championsit.
Gabriel Martinelli hapi serinë e golave në minutën e shtatë, ndërsa në minutën e 22-të, Kai Havertz shënoi golin për 2:0. Pak para fundit të pjesës së parë, londinezët shënuan edhe golin e tretë.
Gabriel Magalhaes shënoi për 3:0 ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Sportingu shënoi golin e nderit.
Në minutën e 47-të realizoi Gonçalo Inacio. Në minutën e 65-të nga penalltia për 4:1 shënoi Bukayo Saka, derisa Leandro Trossard shënoi për 5:1.
Arsenali dhe Sportingu kanë nga dhjetë pikë.