Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore minimale ndaj Chelseat 1:0 në derbin e javës së 29-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mikel Merino.
Merino shënoi në minutën e 20’të me kokë për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e dytë, kurse Chelsea mbetet me 49 pikë në pozitën e katërt.