Ballina Sport Futboll Arsenali i ofron kontratë të re Jorginhos

Arsenali i ofron kontratë të re Jorginhos

Jorginho mund të mbetet edhe më gjatë pjesë e Arsenalit. Te skuadra angleze janë të kënaqur me paraqitjet e mesfushorit. Ai ka pranuar një ofertë për vazhdimin e kontratës, pasi trajneri Mikel Arteta e ka në planet e tij edhe për edicionet e ardhshme.

32-vjeçari me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Por Arsenali pritet ta shfrytëzojë opsionin për vazhdimin e kontratës edhe për një edicion.

Ai për Italinë ka arritur shifrën jubilare prej 50 ndeshjeve të zhvilluara. Tek Arsenali u transferua nga Chelsea në janar të vitit 2023. Ka luajtur më herët edhe për Napolin dhe Hellas Veronën.

Exit mobile version