Skuadra e Arsenalit ka vazhduar me fitore në Premier Ligë.
“Topçinjtë” arritën që në derbin e Londrës të mposhtin skuadrën e Chelseas me rezultat 3 me 0.
Ekipi i Contes, u dënua nga një gabim amatoresk nga mbrojtësi Cahill i cili pasoi te Sanchez e ky i fundit përball portierit ishte i saktë.
Në minutat 14-të dhe 40-të, ekipi i Wengerit shënoi edhe dy herë me anë të Ozil dhe Walcott duke vulosur ndeshjen qysh në pjesën e parë.
Pjesa e dytë i takoi Bluve të Londrës, por nuk arritën që së paku të shënonin golin e ashtuquajtur, i nderit.
Me këtë fitore, Arsenali grumbullon 13 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Chelsea mbetët me 10 pikë në të tetin.