Arsenali fiton me spektakël derbin ndaj Liverpoolit

Arsenali ka triumfuar 3-1 në derbin përballë Liverpoolit në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Pas 14-të minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Bukayo Sakas, përkundër se Reds po luanin shumë mirë.

Pas këtij goli nisi një iniciativë më e madhe e vendasve, duke synuar të shënonin edhe golin e dytë.

Por, ata i stopoi një auto-gol i Gabriel në minutën e 45+3-të, për rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, derisa u shënuan dy gola dhe kishte një karton të kuq.

Në minutën e 67-të, Gabriel Martinelli realizoi për 2-1, për t’i rikthyer ekipit të tij epërsinë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u mundua deri në fund që të shënonte golin e barazimit, por që Ibrahima Konate pranoi karton të kuq në minutën e 87-të.

Për të vulosur fitoren e Arsenalit u përkujdes Leandro Trossard që shënoi në minutën e 90+2-të për rezultatin 3-1.

Pas javës së 23-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 51 pikë, ndërsa Arsenali ka dy më pak.

Në xhiron e 24-të, të kuqtë do kenë punë me Burnleyn, ndërsa Topçinjtë me West Hamin.