Arsenali ka realizuar një fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Sunderlandit, që erdhi më vështirë nga sa u mendua.
Sanchez kaloi në epërsi Arsenalin pas një ofensive të vendasve nëminutën e 19-të.
Me të filluar pjesa e dytë Sunderlandi u hodh në sulm duke futur në gol Arsenalin, kjo dha efektin e vet.
Pas penaltisë së akorduar, Jermaine Defore realizoi për 1-1 dhe barazimin (65’).
Por, kur u mendua se Arsenali do të lëshonte pikë ndaj vendit të fundit, u shfaq Olivier Giroud me dy gola për pesë minuta (71’ dhe 76’).
Në minutën e 78-të Sanchez shtoi për 4-1 dhe ky ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Arsenali ka kreun e tabelës me 23 pikë pas 10 ndeshjeve, tri më shumë se City që i shkon WBA-së në transfertë.