Arsenali ka shënuar dy gola në pjesën e dytë për fitoren e rëndësishme ndaj Manchester Unitedit.
Ndeshja e së mërkurës mbrëma përfundoi 2:0 për skuadrën londineze.
Jurrien Timber shënoi në minutën e 54-t, ndërsa Ëilliam Saliba vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 73-të.
Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të elitës angleze.
Arsenali është i treti me 28 pikë. Manchester Unitedi është i 11-ti me 19 pikë.
Ishte kjo humbja e parë e Unitedit me trajnerin e ri, Ruben Amorim.