Arsenali “blindon” Sanchezin

Arsenal ia ka bërë me dije Manchester City se duan 80 milionë funte për ta lënë të largohet anësorin, Alexis Sanchez.

“Topçinjtë” janë duke u përgatitur që të humbasin kilianin gjatë verës, por nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 80 milionë funte.

Besohet se oferta e parë e ekipit të Pep Guardiolas në drejtim të atij të Arsene Wenger për Sanchez ishte 50 milionë euro, shumë larg kërkesave të “Topçinjve”.

Arsenali ka bërë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar, duke afruar Alexandre Lacazetten për një shifër rekord, 52 milionë funte.