Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 18-të në Premierligën angleze mes Liverpulit dhe Arsenalit.
Rezultati përfundimtar në ”Anfield” ishte 1-1.
”Topçinjët” ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e mbrojtësit brazilian, Gabriel, në minutën e 4-të.
Liverpuli arriti ta barazonte rezultatin në pjesën e parë, me një gol të bukur nga Mohamed Salah në minutën e 29-të.
Në vazhdim të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores por që nuk kishin sukses.
Pas kësaj ndeshje, Arsenali vazhdon të jetë lider i Premierligës me 40 pikë, një më shumë se Liverpuli që renditet në vednin e dytë.