Atalanta dhe Arsenali kanë luajtur baras pa gola në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve për këtë edicion për këto dy skuadra.
Pjesa e parë nuk doli të ishte edhe aq e fortë, me Bukayo Sakan që gjuajti bukur, por Marco Carnesecchi ishte në vend.
Me të filluar pjesa e dytë, Thomas Partey pengoi në zonë Edersonin, me gjyqtarin që akordoi penallti.
Nga pika e bardhë e mori përsipër gjuajtjen Mateo Retegui, por David Raya priti goditjen e tij, ndërsa topi u kthye sërish te sulmuesit italian që gjuajti me kokë, por Raya sërish me një pritje spektakolare ia mohoi golin.
Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk është se solli diçka më shumë, me dy skuadrat që luanin fort në mesfushë dhe me pak raste shënimi.
Atalanta dhe Arsenali marrin pikët e para në këtë edicon të Ligës së Kampionëve.