Pas prezantimit në treg të versionit USB 3.1, tash pritet të vijë edhe pasuesi tij – 3.2.
Si zakonisht, bashkë me këtë vjen edhe përmirësimi i shpejtësisë së lidhjes, por a ka arsye për brengosje për pajisjet ekzistuese?
Dalja e standardit më të ri USB 3.2 pritet të konfirmohet në shtator dhe nëse keni marrë ndonjë kabllo të re USB-C me pajisje adekuate, ekzistojnë disa detaje, të cilat do t’ju interesojnë.
Derisa shumica e konsumatorëve e njohin USB si kyçës, kohëve të fundit gjërat kanë marrë dimension të ri – për shembull lidhja USB-C, e cila shfrytëzon maksimalisht USB 3.1. Çfarë do të thotë kjo?
USB-IF ka paralajmëruar standardin 3.2, por kjo nuk do të thotë se kabllot e reja USB-C duhet hequr nga përdorimi. Përveç ngritjes drastike të shpejtësisë, nuk ka funksione tjera teknike me rëndësi të madhe.
Rëndësia kryesore e çdo standardi të ri është rritja e shpejtësisë përmes të ashtuquajturës multi-lane, ku mundësohet përdorimi i njëkohshëm i punës në dy lidhjet 5Gbps ose 10Gbps. Shpejtësia maksimale në teori ashtu ngrihet në 20Gbps.
USB 3.2 do të vazhdojë të shfrytëzojë konektorët aktualë USB-C dhe në shumicën e rasteve nuk do të ketë nevojë për blerjen e kabllove të reja për kompjuter ose telefon.
Standardi i ri 3.2 pritet në shtator, por dalja e tij në treg në sferën e konsumatorëve nuk pritet edhe për një kohë.
Pronarët e kabllove të vjetra dhe pajisjeve nuk duhet brengosur, pasi që ato do të mbështeten edhe për një kohë, por nëse blihen pajisjet e reja duhet kushtuar vëmendje që ato të mbështesin standardin USB 3.1 dhe të kenë konektorët USB-C./Mesazhi/