Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 809 raste të reja dhe 12 humbje jete si pasojë e COVID-19.
Vijon të ketë shifra të larta infektimesh, ku nga 2 mijë e 711 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i infektimeve në vend ka shkuar në 50 mijë, prej të cilave 23 mijë e 96 janë raste aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës 12 qytetarë, duke e çuar në 1 mijë e 28 numrin e jetëve të humbura.
Aktualisht në katër spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët nëntë pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i plotë i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve./TCH