Arrin në 22 numri i të vdekurve nga shembja e urës në Gjenovë

Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova, është shembur disa orë më parë. Nga shembja e urës, mediat italiane raportojnë se kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, gjersa thuhet se nën rrënoja kanë mbetur edhe shumë vetura.

Lajme tragjike vijnë nga Italia, pas shembjes së urës ‘Morandi’ në Genova. ANSA shkruan se ka makina të shumta që ndodhen të shtypura dhe nën rrënojat e urës së shembur.

Në mjete ka dhjetëra njerëz, shumica kanë humbur jetën. Lajmin e kanë bërë të ditur forcat e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Janë të paktën 200 zjarrfikës, qindra punonjës policie dhe të reagimit të shpejtë që po punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë që munden.