Arrin në 1 miliard humbja ekonomike në Kosovë si shkak i pandemisë, 30 mijë kosovarëve u rrezikohet puna

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, po thotë se Kosova deri tani ka pësuar humbje prej 1 miliard eurove dhe nëse do të vazhdohet me këtë trend ai thotë se do të humben 30 mijë vende të punës.

Rukiqi duke iu referuar raportit të Bankës Botërore ka thënë se Kosova do të ketë 8.8 për qind tkurrje ekonomike, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, ai ka treguar se dëmi i deritanishëm në ekonomi është 1 miliardë euro, derisa deri në fund të krizës ekonomike, kosovarët mund t’i humbin deri në 30 mijë vende të punës.

“- 8.8 % tkurrje ekonomike, e paralajmëruar ne raportin e fundit te Bankës Botërore për Kosovën;

– 1 miliarde euro demi i deritashëm ne ekonomi, qe nga shfaqja e vendeve te punës

– Deri ne fund te vitit, me këtë trend te tkurrjes ekonomike, mund t’i humbim mbi 30, 000 vende te punës”, ka shkruar kreu i OEK-ut.

Ai në fund thotë se ata që s’po preken nga kjo krizë janë njerëzit në pushtet dhe familjarët që i kanë punësuar nëpër institucione.

“Te vetmit te paprekur nga kjo krize ne ekonomi, po mbesin ata qe marrin vendim dhe familjaret e tyre te punësuar, gjithandej ne institucionet publike”, ka përfunduar Rukiqi.