Arrijnë në Kosovë autoblindat për FSK-në

Sot në Kosovë kanë arritur automjetet ushtarake për FSK-në.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar disa fotografi në redaksinë tonë ku shihen këto automjete të cilat kanë arritur në Han të Elezit.

Këto mjete të blinduara janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, ende nuk janë dhënë detaje se sa është shuma e hargjuar për këto mjete, dhe sa pritet të shpenzohen në të ardhmen.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në ministrinë e Mbrojtjes lidhur me raportimet e mediave ndërkombëtare se Kosova planifikon të blejë edhe tanke nga Gjermania, mirëpo deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.