Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjetin social Facebook, bëri të ditur se ka humicë të re.
“Një e ardhme e re po vjen, kohë e re dhe shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen së bashku do ia dalim. Kemi shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski.
Edhe Afrim Gashi nga Kuvendi tha se sot ka pasur iniciativë për krijimin e një shumice e cila do të kërkojë interpelancë, për rrëzimin e qeverisë.
“Ne si koalicion opozitar kemi dhënën nënshkrimet e tona që kjo qeveri të bie. Për gjithçka tjetër do të varet se si do të rrjedhin proceset. Natyrisht këmbëngulim si parti dhe si koalicion që nuk do të jemi pjesë e një qeverie e cila e ndryshon kursin euroatlantik, por jemi bindur se brenda këtyre ditëve përveç këtyre 61 do të jenë edhe disa deputetët tjerë dhe do të ketë shumicë të re”, tha Gashi, raporton SHENJA.