Pas disa orë bisedimesh fillimisht mes drejtuesve të partive politike parlamentare dhe pas takimit kokë më kokë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe liderit opozitës, Lulzim Basha, në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, është arritur marrëveshja rreth zgjedhjeve parlamentare dhe pjesëmarrjes së opozitës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas përfundimit të takimit kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëkohësisht lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se “Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister plus të propozuar nga SHBA. Marrëveshja do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik për marrëveshjen.”
Opozita në Shqipëri që prej datës 18 shkurt të këtij viti kërkonte krijimin e qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, ndërsa kjo kërkesë u kundërshtua vazhdimit nga kryeministri Edi Rama.
Eurodeputetët David McAllister dhe Knut Fleckenstein vizituan Shqipërinë, në kuadër të zhvillimit të negociatave për ndërprerjen e protestës nga opozita në Shqipëri, më 25 prill, ndërsa negociatat vazhduan edhe me ndërmjetësimin e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, por nuk prodhuan marrëveshje.
Marrëveshja u arrit pas takimit që u organizua fillimisht mes drejtuesve të partive parlamentare, dhe pas takimit kokë më kokë Rama-Basha.