Skuadra e Lazios thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin e Real Betis për mbrojtësin, Riza Durmisi.
Sipas mediave italiane, klubi i Lazios ka mbyllur një marrëveshje prej 7 milionë euro për mbrojtësin anësor, transmeton IndeksOnline.
Durmisi do të jetë shqiptari i dytë në ekipin e Lazios, nëse Thomas Strakosha nuk largohet nga Serie A.
24-vjeçari përfaqëson Danimarkën, ndërsa te Betisi shkoi në vitin 2016 nga Brondby./IndeksOnline/