Arrihet marrëveshja, futbollistët danezë kthehen në Kombëtare

Miqësoren ndaj Sllovakisë, Danimarka e luajti me futbollistë amatorë.

Federata Daneze e Futbollit ka arritur të gjejë një marrëveshje me futbollistët e kombëtares, duke I bindur këta të fundit të rikthehen në grumbullim dhe të jenë gati për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, atë ndaj Uellsit.

Drejtuesit e Federatës kanë plotësuar kërkesat e futbollistëve për shfrytëzimin e të drejtës së imazhit, ndërsa këta të fundit janë rikthyer menjëherë dhe kanë treguar se janë gati të japin më të mirën në fushë.

Miqësoren ndaj Sllovakisë, Danimarka e luajti me futbollistë kalçetoje, pasi futbollistët profesionistë nga kampionatin danez, refuzuan grumbullimin, për shkak të konfliktit mbi të drejtat e imazhit.

Vetë UEFA kërcënoi Danimarkën se në rast se nuk do të paraqitej për ndeshjen ndaj Uellsit, atëherë do të përballej me një pezullim jo vetëm nga Liga e Kombeve, por edhe eliminatoret e Euro 2020-ës.