Zbulohet organizatorja e lojës së rrezikshme ‘Balena Blu’, dhe bëhet fjalë për një vajzë 17-vjecare. Adoleshentja akuzohet se ka qëndruar pas punës së maniakut që ka inkurajuar dhjetëra fëmijë që të humbasin jetën.
Sipas hetimeve të shtetit rus, vajza është bërë një ndër organizatoret pasi luajti lojën dhe në fund nuk përfundoi në vetëvrasje prandaj krijuesi zgjodhi që ta bëjë pjesë të ‘skuadrës’.
Vajza nga Rusia, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është arrestuar pasi ka kërcënuar viktimat që të vrasin veten ose familjarët nëse nuk kryejnë detyrat që i caktohen në lojë.
Dihet se dhe një djalë 21 vjec është arrestuar në Moskë pasi dyshohet se është krijuesi i lojës vdekjeprurëse.
Te ‘Balena Blu’ janë 50 detyra të ndryshme që duhet të kryhen në 50 ditë.