Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet tre persona, në targat e veturës u shkruante “Kosova është Serbi”

Arrestohet tre persona, në targat e veturës u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një parking ka hasur në një veturë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ku për këtë rast ka arrestuar tre persona, të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Vetura është hasur gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit.

Të arrestuarit po hetohen për nxitje të urrejtjes

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë për teve1.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Exit mobile version