Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së mërkurën ka arrestuar një punëtor teknik të shkollës së mesme të ulët në Vrellë të Istogut me dyshimin për ngacmim seksual.
Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.
Rasti është raportuar nga drejtori i shkollës.
Njoftimi i plotë:
“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës se mesme të ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast, ngacmim seksual, ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht nje nxenëse e kësaj shkolle nga një punetor i stafit teknik të asaj shkolle. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuare të dyshuarin”.