Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrestohet shtetasi rus, pjesëtar i ISIS-it

Arrestohet shtetasi rus, pjesëtar i ISIS-it

Gjatë një operacion antiterrorist pjesëtarët e policisë turke në rajonin e qytetit të Adanas, Turqi, kanë arrestuar një shtetas rus i cili dyshohet se në emër të organizatës terroriste DEASH kishte planifikuar sulme ndaj bazës ajrore Incirlik, bashkësisë alevite dhe civilëve.

Sipas njoftimit të policisë në qytetin jugor Adana, shtetasi i Federatës Ruse, Renat Bakiev, dyshohet për planifikim sulmi në emër të DEASH-it edhe atë në bazën ajrore ndërkombëtare Incirlik, bashkësisë alevite në Turqi, si dhe qytetarëve. Sipas të dhënave të policisë, i dyshuari ka qenë në fazë të vëzhgimit, përgatitjes dhe planifikimit të sulmit.

Pas arrestimit është vërtetuar se Renat Bakiev është kërkuar për shkak të anëtarësisë në organizatë terroriste.

“I dyshuari Bakiev, siç vërtetohet, është anëtar i organizatës terroriste DEASH. Në Adana ka qenë për të kryer akt terrorist. Ka planifikuar sulm në bazën Incirlik, apo ndaj disa avionëve në të, ndërsa për këtë qëllim ka planifikuar të furnizojë dronë. Më herët ka luftuar në anën e DEASH-it në Siri, ndërsa ka pasur edhe një tentim të dështuar të sulmit ndaj forcave amerikane në këtë vend. Me anëtarët e tjerë të organizatave ka komunikuar përmes telegramit dhe në këtë mënyrë kërkoi 2.800 lira (rreth 700 euro) për furnizimin e dronit”, theksohet në njoftimin e policisë. /aa/

Exit mobile version