Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrestohet princi saudit që abuzonte me qytetarët

Arrestohet princi saudit që abuzonte me qytetarët

Autoritetet saudite urdhëruan arrestimin e një princi saudit pasi doli një video virale, ku princi shihet duke sulmuar katër qytetarë sauditë.

Videoja e princit saudit u shpërnda gjerësisht në faqet e rrjeteve sociale, ku shiheshin viktimat duke u rrahur dhe abuzuar nga Princi Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud.

Ndër viktimat ishin edhe dy femra.

Mbetet e paqartë se kur ndodhën incidentet saktesishtpor ato u postuan në internet të mërkurën.

“Mbreti saudit Salman bin Abdul Aziz al-Saud ka lëshuar urdhër arresti të menjëhershëm për princin Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz Al Saud dhe burgosjen e të gjithë atyre që morën pjesë në këtë sjellje abuzive ndaj qytetarëve.

Urdhri mbretëror tha se “dëshmitë e viktimave si dhe të shkelësit do të dëgjohen dhe regjistrohen si pjesë e qëllimeve gjyqësore”.

Mbreti saudit tha: “Ata që kryejnë krime të tilla kundër shtetasve do të arrestohen dhe gjykohen nën ligjin e Sheriatit”.

Kjo nuk është hera e parë që mbretëria saudite ka vepruar kundër anëtarëve të familjes mbretërore që kanë kryer krime.

Më 2 nëntor 2016, një princ saudit u dënua me rrahje, në përputhje me një urdhër të gjykatës. Një princ tjetër u ekzekutua më 18 tetor 2016, pasi u dënua për vrasjen e një shtetasi në dhjetor të vitit 2012. /MESAZHI/

Exit mobile version