Arrestohet personi që terrorizoi Zvicrën me sharrë elektrike

Policia zvicerane ka arrestuar një të dyshuar për sulmin me sharrë elektrike ku mbetën të lënduar pesë persona, dy prej tyre në gjendje më kritike.
Franz Wrousis, 50 vjeçar u arrestua në Thalwil, një qytet rreth 60 km nga Schaffhausen, qytetit kufitar ku edhe ndodhi incidenti, transmeton Klan Kosova.
Të martën pasdite, pas 24 orësh kërkime, policia e Zvicrës ka pranuar se nuk kishte asnjë informatë se ku ishte i dyshuari, dhe që potencialisht ai kishte mundur të largohej në Gjermani.
Helikopterët dhe qentë janë përdorur për të kërkuar në gjithë zonën, i cili kishte dy dënime të mëparshme për mbajtje dhe përdorim të armëve.
Kërkimi për të dyshuarin përfshiu më shumë se 100 zyrtarë zviceranë dhe gjermanë.
Sulmi i së hënës ndodhi në një zyrë të sigurimeve kur dy punëtorë u sulmuan dhe u plagosën nga sulmuesi me sharrë elektrike ku njëri prej tyre u lëndua rëndë dhe kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjike në spital.
Dy persona të tjerë u trajtuan për tronditje, ndërsa një tjetër u lëndua gjatë operacionit policor që pasoi. Policia tha se i arrestuari Wrousis ishte një klient i firmës.