Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet një serb në Vushtrri, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile

Arrestohet një serb në Vushtrri, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në Vushtrri, i cili dyshohet për krime lufte.

Siç thuhet në njoftim ai dyshohet për penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë, transmeton Telegrafi.

“Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte. I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinje, pasi dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, bëhet e ditur në njoftim.

Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

Exit mobile version