Arrestohet një person në veri, vendosi posterë me figurën e terroristit të vrarë në Banjskë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në veri, pasi që i njëjti dyshohet për vendosjen e posterve me figurën e terroristit të vrarë në Banjskë, Stefan Nedeljkoviq.

Televizioni Tëvë1, ka mësuar nga burimet se aksioni është duke vazhduar ende nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, i arrestuari është duke u intervistuar.

Nedeljkoviq u vra nga Policia e Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, i cili ishte pjesë e grupit terrorist që vranë policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun. Përveç Nedeljkoviqit, në Banjskë u vranë edhe dy terroristë tjerë.