Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet një nga sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it

Arrestohet një nga sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it

Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar një nga personat që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë.

“Arrestohet edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cenuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë.

Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”, shkruan Sveçla.

Exit mobile version