Arrestohet në Suedi djali që dyshohet se vrau prindërit e tij në Prizren

Është arrestuar A.H, djali i Suada e Durim Hadrit, çiftit të vrarë para pak kohësh në Prizren.

A.H ësgtë arrestuar në Suedi, teksa i njëjti dyshohet për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakol”, shkruan lajmi.net.

Prokuroria ka njoftuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe në këtë formë do të paraqesë kërkesë për ekstradim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.