Një lider i grupit “Ndrangheta” në Itali që kontrollon tregtinë më të madhe të kokainës në Evropë, është arrestuar në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh.
Domenico Paviglianiti, një nga personat më të kërkuar në Itali u kap në një rrugë të Madridit thonë zyrtarët e policisë.
I cilësuar si “bosi i bosëve”, 60-vjeccari është një nga drejtuesit e “Ndrangheta”, grupi kriminal më i pasur në botë që operon nga Kalabria në Itali.
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga policia italiane dhe ajo spanjolle.
Paviglianiti kishte gjashtë telefona, 6 mijë euro dhe një dokument fals portugez.
Ai ishte në kërkim për krime të kryera në vitet 1980 dhe 1990, përfshirë vrasje dhe trafik droge.
Fillimisht u arrestua në Spanjë në 1996 dhe tre vjet më vonë u ekstradua në Itali për të vuajtur dënim të përjetshëm.
Por në 2019 u lirua pas një gabimi gjatë gjykimit të tij duke bërë që të largohet sërish për në Spanjë.
Një gjykatë italiane e dënoi atë me një vendim tjetër me 11 vite burg në mungesë.
Policia beson se Paviglianiti është kreu i “Ndrangheta” dhe kontrollon dërgesat me kokainë nga Amerika Latine. /euronews