Murgesha Kosaka Kumiko, 42 vjeçare, supozohet se ka ndihmuar pesë priftërinj t’i fshehin përdhunimet vaginale, anale dhe orale në institucionin për studentë të shurdhër në Argjentinë.
Abuzimi supozohet të ketë ndodhur në banjo, dhoma të fjetjes, kopshte dhe në një bodrum të shkollës në Lujan de Cuyo, një qytet në veriperëndim të Buenos Aires, shkruan gazeta britanike Metro.
Autoritetet filluan ta hetojnë Kumikon pasi që një ish-studente pohoi se murgesha e kishte bërë atë të vishte një pelenë për ta fshehur gjakun pasi që ishte përdhunuar.
Së paku 24 fëmijë kanë dalur për ta raportuar abuzimin tek kjo shkollë.
Fëmijët thanë që priftërinjt, Nicola Corradi dhe Horacio Corbacho në mënyrë të përsëritur përdhunuan para një imazhi të Virgjëreshës Mari brenda një faltoreje të vogël të shkollës.
Abuzimi nga priftërinjt supozohet të ketë ndodhur ku fëmijët kishin shkuar për t’u rrëfyer si dhe në vende të tjera.