Hetuesit e Speciales kanë arrestuar ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Ky i fundit është shoqëruar nga zyrtarët e Speciales pas shumë orë marrje në pyetje dhe bastisje në shtëpinë e tij, shkruan lajmi.net.
Hetuesit e Speciales që nga ora 06:00 e mëngjesit kishin nisur bastisjet në shtëpinë e tij.
Nga Haga kanë konfirmuar operacionet në Prishtinë, mirëpo pa dhënë detaje shtesë.
Ndërkaq avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.