Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla është arrestuar në Romë të Italisë.

Siç bëjnë të ditur mediet shqiptare, arrestimi i tij është bërë më 10 dhjetor.

Më 22 shtator 2021, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin e ish-kryeprokurorit me dy vjet burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Policia shkoi në banesë të ekzekutonte vendimin por Llalla nuk u gjet në shtëpi. Nga ajo ditë ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Sipas informacioneve dhe publikimeve në media nga sistemi TIMS, atëherë dyshohej se ish-prokurori ndodhej jashtë Shqipërisë.

Llalla bëri kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për arsye shëndetësore, sipas nenit 476/c të Kodit të Procedurës Penale por kërkesa nuk u pranua.

Përpos dënimit me dy vite burg, kundrejt Llallës është dhënë urdhër edhe për t’i konfiskuar pasurinë. /Ora News/

Exit mobile version