Arrestohet i ashtuquajturi kreu i DEASH-it për Turqinë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se është kapur dhe arrestuar me plane të rëndësishme i ashtuquajturi kreu i DEASH-it për Turqinë, Mahmut Özden, raporton Anadolu Agency (AA).

Soylu, në deklaratën për gazetarët në rrethin Dereli të qytetit Giresun, njoftoi rreth operacionit për kapjen e të ashtuquajturit kreu i DEASH-it për Turqinë, Mahmut Özden.

Ai tha se para një kohe inteligjenca dhe policia në vend ka zbuluar lëvizshmëri të DEASH-it në Turqi pas së cilës menjëherë kanë filluar operacionin.

“Një anëtar i organizatës terroriste të DEASH-it për të cilin vlerësuam se do të zhvillojë vepër penale me kallashnikov në Stamboll u arrestua. Pas asaj filluam një hulumtim serioz, se prej ku e ka marrë udhëzimin dhe si rezultat arritëm deri tek i ashtuquajturi kreu i DEASH-it për Turqinë, Mahmut Özden”, deklaroi Soylu.

Ministri informoi se në operacionet janë konfiskuar edhe materiale dixhitale dhe kompjuterë, ku kanë arritur deri tek informacione të vlefshme rreth strukturës organizative që ka drejtuar terroristi në fjalë.

“Jemi në një kufi shumë të vështirë, një rajon shumë të vështirë. Jemi në një linjë ku vazhdojnë luftërat e deleguar (proxy)”, tha ai.