Ministria e Brendshme në Maqedoni ka arrestuar qytetarin Igor Jug nga Kumanova, që është niëri nga të dyshuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill.
Pas lokalizimit të vendndodhjes së tij, ai është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë.
Nga videoincizimet e kamerave të sigurisë, Jug shihet se ka qenë në mesin e turmës së dhunshme që është ndërsyer ndaj deputetëve socialdemokratë dhe Ziadin Sela.
Siç shihet nga incizimet, ai ka qenë i armatosur./Mesazhi/