Gazetari amerikan që punon për mediumin e financuar nga Kongresi, “Alhurra”, është arrestuar në Dubai, njoftoi ai në llogarinë e tij të Twitter.
Zaid Benjamin, i cili punon si korrespondent i Uashingtonit në Radio Sawa, tha se ishte arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait dhe zyrtarët nuk kanë dhënë asnjë arsye për ndalimin.
Alhurra është një kanal televiziv satelitor në gjuhën arabe me bazë në Shtetet e Bashkuara që transmeton lajme dhe programe për çështjet aktuale për audiencat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. /MESAZHI/