Arrestohet deputeti Glauk Konjufca

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës me të cilën edhe ishte ndërprerë mbledhja e Kryesisë, deputeti i Vetëvendosjes kishte thënë “.. E kryva shpejt”.