Arrestohet 34 persona për mosrespektim të dispozitave shëndetësore

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ka arrestuar 34 persona.

Prin rajoni i Prishtinës dhe Gjakovës  me nga  11 persona të arrestuar, pasuar nga Gjilan dhe Prizreni me nga 4 persona dhe me 3 persona Mitrovica.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

•             Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.04.2020-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

•             Lagjja Padalishtë, Graqanicë 02.04.2020-18:00. Nga njësiti policor në rrugë  janë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ti cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti kalon në procedurë të rregullt.

•             Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-20:00. Nga njësiti policor në rrugë  me veturë është hasur dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk e kishte respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.

•             Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-21:05. Nga njësiti policor janë hasur dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.

•             Rr. Bajram Bahtiri-Prishtinë 01.04.2020-20:40. Gjatë një pike kontrolli njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja. I njëjti është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar. Më datën e lartcekur në ora 22:00 në stacion të policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vet izolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste. Është kontaktuar pala dhe është udhëzuar që të vet izolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti .

•             Rr. Skenderbeu, Podujevë 02.04.2020-21:30. Nga njësiti policor në rrugë  me veturë janë hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

•             Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 02.04.2020-02:40.  Janë arrestuar dy të dyshuar (njëri i mitur) meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e cekur duke lëvizur (në këmbë) në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Me vendim të prokurorin të dyshuarit pas intervistimit dhe kontrolleve mjekësore janë dërguar në mbajtje.

•             Rr. Skënderbeu, Kamenicë 02.04.2020-13:27. Gjatë patrullimit njësiti policorë ka ndaluar dy persona meshkuj kosovar të fshatit Topanicë, fshat ky i cili është në karantinë. Te dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

•             Rr. UÇK-së, Rahovec 02.04.2020-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pronar i një kafiterie i cili së bashku me katër të dyshuar tjerë meshkuj kosovar, janë hasur në lokalin e të dyshuarit duke pirë kafe, në kundërshtim me masat e marra  nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari-pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

•             Fsh. Novobërdë, Malishevë 01.04.2020-18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke lëvizur me veturë në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit, pas kontrolleve mjekësore pasi  nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid-19, janë liruar në procedurë të rregullt.

•             Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 02.04.2020-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

•             Rr. Sadik Stavileci, Gjakovë 02.04.2020-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

•             Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 02.04.2020-17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për  masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë dërguar në QKMF Malishevë të cilët janë kontrolluar nga stafi mjekësor të cilët nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid -19. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .