Tri gra jane arrestuar ne Paris te enjten mbrema, pasi policia dyshoi se ato po planifikonin sulm ne Gare de Lyon, ben te ditur nje zyrtar policor.
Grate e moshave 19, 23 dhe 39 u arrestuan ne perfier te Parisit, pasi dyshohej se kishin lidhje me nje veture te mbushur me cilindra gazi, e qe sipas policise ishte e destinuar per sulm terrorist.
Ministri i brendshem francez Bernard Cazeneuve tha se grate ishin te “radikalizuara dhe fanatike” dhe se per kapjen e tyre ishte angazhuar nje ekip i tere.
Gare de Lyon eshte nje nga stacionet kryesore te trenit ne Paris, dhe eshte me i ngarkuari ne qytet. /MESAZHI/