Tre persona janë arrestuar të premten si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale në rajonin e Pejës dhe në qytetin e Gjakovës.
Sipas njoftimit, ata dyshohen për vjedhje, mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve, si dhe për sulm.
Po ashtu bëhet e ditur se dy nga tё dyshuarit kishin urdhër arrest aktiv.