Policia e Gjilanit ka arrestuar sot tre gazetarë me prejardhje nga shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Personat e arrestuar janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera, të dy nga Estonia.
Sipas policisë, arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi të Letonisë dhe dy të Estonisë është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.
Institucionet përgjegjëse të sigurisë në Kosovë, paraprakisht kanë pasur informacione se të njëjtit janë duke planifikuar që të vijnë në Kosovë më qëllim të lansimit të propagandave kundër interesave të vendit, nxitjet e urrejtjes mes të komuniteteve si dhe fyerjen e figurave kombëtare.
Të dy të arrestuarit janë të njohur si pro rusë dhe pro serbë.
Personat e arrestuar janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera, të dy nga Estonia. Ata janë arrestuar në rrugën magjistrale, pasi që më herët kishin bërë një intervistë me prefektin e Parteshit, Dragan Nikoliq, në zyrën e tij në Pasjan.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë Shaban Azizi. Sipas tij, arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi të Letonisë dhe dy të Estonisë është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.
“Ne kemi qenë të informuar se ata kanë hyrë shumë ditë më herët në Kosovë por pasi që kanë bërë disa lëvizje nëpër territorin tonë jemi të interesuar arsyen e qëndrimit këtu”, tha Azizi .
Institucionet përgjegjëse të sigurisë në Kosovë, paraprakisht kanë pasur informacione se të njëjtit janë duke planifikuar që të vijnë në Kosovë më qëllim të lansimit të propagandave kundër interesave të vendit, nxitjet e urrejtjes mes të komuniteteve si dhe fyerjen e figurave kombëtare, njofton RTK.
Të dy të arrestuarit janë të njohur si pro rusë dhe proserbë. DENISSOV ka pasur shkrime edhe në të kaluarën kundër Kosovës. Para se te hynin ne Kosovë, ata kanë qëndruar një kohë edhe në Serbi, kurse në Kosovë kanë hyrë nga Maqedonia.
Me datën 17.08.2017 ata kanë hyrë në Kosovë ku janë pritur nga disa persona të komunitetit serb. Kanë realizuar disa vizita në qytetet të ndryshme duke bërë përpjekje për të siguruar material më qëllime të propagandës kundër interesave të Kosovës. Të njëjtit në Prizren kanë dhënë interviste për një televizion kinez.
Para arrestimit ata kanë filluar fushatën e tyre propaganduese duke publikuara fotot të ndryshme ku fyhen rendë figurat kombëtare.
Qëllimi i tyre ka qenë që pas largimit nga Kosova të publikojnë të dhëna të falsifikuar për Kosovën dhe trashëgiminë kulturore më qëllim të pengimit të Kosovës për siguruara votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.
Proruset e arrestuar dyshohet të kenë qenë në koordinim me qarqe ruse dhe serbe të cilat së fundmi janë duke u angazhuar fuqishëm në lansimin e propagandave kundër Kosovës përmes lajmeve të rrejshme, realizmit të dokumentarëve të ndryshëm përfshirë filma të shkurtër, etj.
Ka pasur raste edhe në të kaluarën, e sidomos para dy vitesh, kur në Kosovë kanë hyrë gazetarë e dokumentaristë të huaj, te cilët me porosi tëe qarta kanë punuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Rast i ngjashëm ishte ai i Boris Malagurskit, i cili ka realizuar dokumentare propagandistik kundër Republikes se Kosovës, e te cilët janë financuar nga Beogradi dhe Rusia./Mesazhi/