Arrestohen tetë të mitur që u rrihën mes vete në Malishevë

Tetë të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës për përfshirje në rrahjen që ka ndodhur të enjten në Malishevë.

Sipas raportit dyshohet që gjatë përleshjes është përdorur edhe armë zjarri pasi në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë e pistoletës me gaz.

“Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.